SPANJE- Joan Laporta, kandidati për presidencën e Barcelonës vazhdon të insistojë se talenti francez do të transferohet tek katalanasit verën e ardhshme: “Pogba dëshiron të vijë tek ne”.

Mino Raiola, agjenti i lojtarit, nga ana tjetër, mohon të jetë arritur një marrëveshje e tillë. Në një kohë kur asgjë nuk është zyrtare, Real Madrid mendon të turbullojë ujërat.

Madrilenët, sipas mediave spanjolle, janë të gatshëm ti ofrojnë Juventusit 50 milionë euro, mesfushorin Isco dhe të drejtën për të mos riblerë Moratën.

Kjo situatë e krijuar i jep të drejtë Mino Raiolës, se “e ardhmja e Pogbas është ende një mister”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb