Të paktën 100 familje në një bllok banimi në lagjen 5 Maji në bashkinë e Elbasanit pretendojnë se prej më shumë se një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët e kētij blloku banimi pretendojnë se me problemin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm kanë rreth 6 vite që përballen, por situata është përkeqësuar edhe mē tepër që nga muaji Dhjetor i vitit 2024, kohë kur furnizimi me ujë tē pijshëm është ndërprerë. Banorët shprehen se janë ankuar pranë UKE për situatën e krijuar, por nuk kanë marrë ende një përgjigje se përse nuk furnizohen me ujë. Me librezat në duar, që faktojnë se i paguajnë rregullisht faturat ata shprehen të indinjuar me UKE.

Edhe më e vështirë paraqitet situata për familjet që kanë fëmijë të vegjël. Banorët detyrohen ta blejnë ujin për konsum, çka për ta do të thotë kosto e shtuar.

Ata që nuk e blejnë dot ujin për konsum detyrohen ta mbushin disa kilometra larg shtëpisë.

Edhe pse kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi nga Ujësjellësi i Elbasanit deri me tani ata nuk kanë furnizim me ujë në shtëpi.Kërkesa e ligjshme e tyre mbetet furnizimi me ujë të pijshëm sa më shpejt pasi situata e krijuar është e pajustifikueshme për Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Ndërkohë nga ana e tyre drejtuesit e UKE kanë sqaruar se situata ka qenë shqetësuese ka vetëm për tri familje në këtë bllok banimi dhe këtë të Premte edhe atyre ju është mundësuar furnizimi me ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb