ELBASAN – Policia e Elbasanit vuri në pranga tre persona, të cilëve iu gjetën armë, municione dhe një sasi droge.
Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, policia ka arrestuar shtetasit Marsel Cani, 28 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, i dënuar më parë me dy vjet burg për “Vjedhje”; Elton Ago, 29 vjeç, banues në fshatin Jagodinë dhe Leo Deliu, 33 vjeç, banues në fshatin Tërbaç Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se këta shtetas, u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në rrugën “Kozma Naska”, Lagjia 5 Maji, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Tre armë zjarri automatik; 130 copë ­fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm dhe 250 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: