ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën ‘arrest me burg’ për Florenc Capja e Bledar Mucën. Ndërsa Ardian Capjas do t’i
komunikohet masa e sigurisë në spital.
Këta persona janë arrestuar me 9 Qershor pas një përplasje me armë që kanë bërë ndaj policisë.


Dy personat ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan në këtë fillim Qershori. Në mes të ditës, në qendër të qytetit, mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi, duke u rrezikuar jeta e dhjetra personave që ndodheshin në qendër të qytetit.
Dyshohet se shënjestra ishte Florenc Capja, por i plagosur mbeti Bledar Muca.
Capjat njihen për dosjen e hakmarrjes që kanë me fisin Mema në Elbasan.


Arrestimet pak dite me pare
Pak ditë më parë policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit:
. Ardjan Çapja, 48 vjeç, banues në Elbasan
. Florenc Çapja, 35 vjeç, banues në Elbasan.
. Bledar Muça, 37 vjeç, banues në Elbasan.
Këta shtetas, u arrestuan pasi dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të posaçme të policisë të cilët kanë qenë duke kryer veprime operacionale dhe proçeduriale në Lagjen “Emin Matraxhiu”.
Ndaj tyre, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/b, 25 dhe 278/2 Kodit Penal
Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasit:
. Ambri Sinakoli, 21 vjeç, banues në Elbasan
. Fiqeret Meçe, 23 vjeç, banues në Elbasan
. Kastriot Peqini, 39 vjeç banues në Elbasan
. Serxho Hakilja, 24 vjeç, banues në Elbasan
. Jetmir Shehu, 26 vjeç, banues në Elbasan
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi dyshohen të kenë kryer veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës. Ndaj këtyre shtetasve u referuan materialet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 301 dhe 278/2 Kodit Penal.


Kush jane Florenc Capja e Bledar Muca
Bledar Muça dhe Florenc Çapja, jane dy personat qe i shpëtuan atentatit të paradites në Elbasan, më 3 Shkurt të këtij viti, masakër ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.
Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën 3 persona, në lokalin në dalje të qyteti të Elbasanit. 6 persona të tjerë u plagosën.
Por Çapja dhe Muça nuk janë bërë vetëm shënjestra atentatesh. Ata kanë qenë të dyshuar për të paktën tre vrasje të ndodhura në këtë qytet, gjatë viteve të fundit.
Florenc Çapja ishte i dyshuari kryesor për plagosjen e efektivit të policisë Fadil Mema, në vitin 2006, me të cilin ishte në hasmëri për vrasjen e Sokol Çapes në vitin 2005. Ai u ndalua dhe u lirua për mungesë provash. Mema u vra 9 vjet më pas në Torino.
Në Gushtin e vitit 2012, Florenc Çapja u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit, bashkëpunëtorit të Dritan Shemes në vrasjen e Sokol Çapes.
Beqiri u ekzekutua nga dy persona, të cilët i vranë edhe babain e moshuar, po atë ditë. Por gjatë procesit hetimor, Florenc Çapja paraqiti si alibi, të dhënat e sistemit TIMS, që tregonin se ditën e vrasjes së dyfishtë, ai gjendej në Maqedoni.
Ndërsa Bledar Muca u shpall në kërkim nga policia me 30 Dhjetor të vitit 2011, nën dyshimin se ishte autori i vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi.
Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli.
Në vitin 2013, ai u rikthye për t’u përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: