Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-Z. Sh., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin rrugor “Peqin -Rrogozhinë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 29 vjeç, pasi në lokalin e tij, në lagjen “5 Maj”, u konstatua muzikë e lartë, jashtë orarit të lejuar, duke prishur qetësinë publike.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 40 vjeç, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se ka vjedhur produkte, në kioskën në pronësi të një 54-vjeçareje. Po punohet për kapjen e shtetasit A. Ç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb