ELBASAN

Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët e qytetit të Elbasanit.  “Era e ndryshimit po ndjehet në Elbasan e cila po përhapet në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha në nisje të takimit.

Ai është pritur nga qindra qytetarë që kanë shtrënguar duart me kreun e PD dhe i kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke e garantuar për mbështetje.

Qytetari nga Elbasani flet me lot në sy me kryetarin Basha: Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur.

Basha: Kështu janë të gjithë. Siç i kanë duart të ashpra nga metalurgjiku, nga puna e fortë, kështu është bërë edhe shpirti i elbasanllinjve. Të shtunën do të bëhemi bashkë dhe nuk do të të lëmë vetëm.

Është katastrofë kështu nuk vazhdohet më . Duhet patjetër të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar, ju jeni sovrani.

Ulja e taksës për biznesin e vogël do të kenë efekt të menjëhershëm për rritjen e konsumit. Asgjë nuk ka ec, edhe një rrugë që e gjetën thuajse gati nuk e mbaruan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: