ELBASAN- Me qindra besimtarë ortodokse kremtuan gjatë natës së djeshme dhe mengjesin e sotëm ringjalljen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit.

Besimtarë të shumtë, mbas orës 23.00 kanë mbushur plot kishën “ Shën Maria” në lagjen Kala, për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga famulltari i kishës At Nikolla Marku.
Mesazhe për më shumë paqe, shpresë dhe dashuri vllazërore, janë përcjellë nga At Nikolla si edhe besimtarët ortodoksë të cilët një zëri janë lutur duke thënë fjalët “mirësia, dashuria dhe toleranca duhet të mbizotërojë në tokë”.

Pas orës 24.00 besimtarët përplasin me njëri tjetrin vezët e Pashkëve, që simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë. Sipas Biblës, me ringjalljen e Krishtit, ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.

Kremtohen pashket ortodokse ne Elbasan Foto Miranda Sadiku (3)Por atmosferë ka pasur gjatë orëve të vona të natës edhe në kisha të tjera të qytetit të Elbasanit, kisha “ Shën Thanasi” kisha e Shelcanit, ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshë si dhe kanë ndezur qiriun e Pashkëve në këtë natë të shenjtë të ringjalljes së Krishtit.

Festa vazhdon edhe ditën e sotme deri në mesditë ku sipas traditës, besimtarët kryejnë vizita për të uruar njëri tjetrin si dhe për të këmbyer vezët e kuqe që përgatiten posaçërisht për këtë ditë. Besimtarët ortodoksë si edhe Kishën “ Shën Thanasi” e ka vizituar edhe kreu i bashkisë Qazim Sejdini i cili ka uruar mbarë besimtarët mbarësi, shëndet dhe paqe në familjet e tyre.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: