Nga FATMIR POPJA*


 


ELBASAN- Një aksident në punë i ka marrë jetën një punëtori ndërtimi mesditën e të enjtes në lagjen Çlirimi në qytetin e Elbasanit.Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Elbasanit, punëtori dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Të njëjtat burime bënë me dije se 50-vjeçari Haki Liçi, banor i fshatit Kusarth, ka rënë nga kati i 8 i një pallati në ndërtim në qendër të qytetit të Elbasanit. Dyshohet se viktima ka humbur ekuilibrin për shkak të mbizotërimit të erës së fortë, ç’ka ka çuar edhe në ngjarjen fatale.


Në vendin e ngjarjes ishin edhe punonjës të Inspektoriatit të Punës, të cilët raportuan se nga kontrolli I dokumentacionit të firmës zbatuese të punimeve rezultoi se rregullat e sigurimit teknik ishin garantuar, por fatkeqësisht punëtori në momentin e ngjitjes në lartësi ka neglizhuar vendosjen e rripit të sigurisë, që i kushtoi edhe përfshirjen në aksidentin tragjik.

Ndërkaq Policia po punon për zbardhjen e rrethave të të ngjarjes dhe paraprakisht mendohet se gjithçka ka qenë aksidentale.

(m.k/BalkanWeb)