ELBASAN

Një breshër i pazakontë ka përfshirë pasditen e së merkures fshatin Kaçivel të Njësisë Administrative Tregan të Elbasanit.

Kanë mjaftuar vetëm 40 minuta breshër dhe erë e fortë për të dëmtuar serat me të mbjella të fermerëve të fshatit Kaçivel. Dëmtime më të mëdha kanë pësuar jo vetëm në vreshta por edhe në ullinj, frutikulturë edhe pemtari.

Kultvimi i pemtarisë për banorët e fshatit Kacivel është i vetmi burim të ardhurash me të cilët jetojnë. Ata kërkojnë nga shteti të bëhet vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga moti i keq e të kompesohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb