ELBASAN- Një 15-vjeçare ka vendosur ti japë fund jetës, duke u vetëmbytur në një rezervuar në fshatin Balldren, shumë pranë fshatit ku edhe banonte. E mitura me iniciale Xh. Z. ishte shpallur e humbur tre ditë më parë, dhe vetëm pas tri ditësh, u gjet rastësisht nga disa peshkatarë në një rezervuar në fshatin Balldren, vetëm rreth një kilometër larg fshatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 26 të muajit gusht, ku sipas Policisë mësohet se mes adoleshentes dhe babait të saj ka pasur një debat, dhe ky i ka folur rëndë, duke e ndaluar që të dalë nga shtëpia. Dyshohet se kjo gjë e ka shtyrë adoleshenten të ndërmarrë aktin e rëndë duke u vetëmbytur.
(m.k/BalkanWeb)