ELBASAN – Shtëpia e Qemal Stafës, heroit të Luftës Antifashiste në Elbasan, është inspektuar ditët e fundit nga specialistët e Ministrisë së Kulturës, të cilët po kartelizojnë objektet e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin. Ajo është monument i kategorisë së parë, i shpallur me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës më 10 qershor 1973.


Sipas specialistëve, objekti është një ndërtim njëkatësh i fillimit të shek.XX. Orientimi kryesor është nga jugu; është i tipit simetrik me një hajat të vogël në qendër, në gjendje të mirë, e restauruar, me vlera tipologjike dhe arkitekturore. Gjëndja në monument paraqitet e mirë dhe së fundmi i është nënshtruar një restaurimi.


(ar.sh/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: