ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga, pasi iu janë gjetur municione dhe drogë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit të koduar “Zaranika”, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2500 fishekë pistolete, 1000 fishekë automatiku, 13 granata dore ofensive, 17 granata dore defensive.


Pas kësaj, uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Ferit Haxhihyseni dhe Astrit Koshi.


Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.


(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: