FIER- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person pasi ka kanosur me jetë efektivët. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Jonuz Karaj, i cili është kapur fillimisht duke drejtuar mjetin me targa CD997YK në gjendje të dehur.

Pas ndalimit nga policia rrugore, Karaja ka fyer dhe kanosur me jetë efektivët, çka ka sjellë më pas edhe arrestimin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: