ELBASAN – Një 39-vjeçar ka përfunduar dje në pranga, pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Burime nga policia e Elbasanit bënë me dije se Gentjan Çela sa herë që shkonte në shtëpi i dehur kërcënonte 82-vjeçarin me inicialet H.Ç,.

Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në komisariat, ku ka treguar për dhunën psikologjike të ushtruar sistematike nga i biri. Sakaq, ndaj 39-vjeçarit ishte ngritur një urdhër-mbrojte, por kjo nuk ka mjaftuar që ai të kërcënonte babanë e tij sa herë i duheshin lekë për të blerë pije alkoolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: