Nga FATMIR POPJA*

ELBASAN – Në Elbasan po tregohet kujdes përsa i takon tregtimit të produkteve shtazore të freskëta në kushte sa më të mira dhe sipas standarteve europiane, falë kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kreu i AKU-t, Zenun Bullari, tha se po ushtrohen kontrolle sistematike në të gjitha subjektet, nga të cilët, disa dhjetëra janë gjobitur për shkak shkeljeve të rënda. Ndërkaq, disa subjekteve iu janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh të skaduara si edhe mjete pune.

Që nga fillimi i këtij viti, Drejtoria Rajonale e AKU-t në Elbasan po mban nën kontroll të rreptë tregjet e hapura dhe punon për disiplinimin e plotë të punës që lidhet me to. Por krahas saj, sipas z.Bullari, edhe vetë konsumatorët duhet të tregojnë kujdes në blerjen e produkteve shtazore duke zgjedhur vetëm njësitë e liçensuara dhe mall të çertifikuar për të patur siguri maksimale, sidomos gjatë festave të fundvitit.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: