ELBASAN- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka zhvilluar sot një inspektim për zbatimin e ligjit antiduhan në qytetin e Elbasanit. Kontrolli u krye në zonën pranë universitetit ku janë edhe të përqendruara bizneset më të mëdha të bar-kafeve. Kreu i këtij Inspektorati Eltar Deda tha se janë forcuar strukturat rajonale dhe zbatimit te ligjit nuk do ti shpëtojë askush.

Me ndryshimet e fundit ligjore Pronari i biznesit gjobitet me 300 000 lekë të reja në rast të shkeljes së ligjit antiduhan, administratori gjobitet 50 000 lekë të reja dhe duhanpirësi 5000 lekë. Me gjithë ndryshimet e dukshme që janë vënë re në zbatim të këtij ligji ende vihen re raste të shkeljes së tij.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb