ELBASAN

Edhe qytetarët e Elbasanit e mirëpritën Vitin e Ri 2025 në sheshin “Gensher ” duke shijuar spektaklin tradicional e fishekzjarreve.

Për minuta të tëra me mijëra qytetarë përjetuan së bashku momentin festiv të ndërrimit të viteve. Jo vetëm të rinjtë por edhe të moshuarit që sfiduan temperaturat e ulëta iu bashkuan festës dhe ceremonisë së hedhjes së fishekzjarreve nga Bashkia e Elbasanit.

Policia si gjithmonë monitoroi situatën nga afër për të për të garantuar sigurinë dhe rendin ndërsa Elbasani u ” ndez” nga dhe ngjyrat e fishekzjarreve të cilat krijuan një atmosferë festive të pazakontë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb