ELBASAN – Policia Elbasanit ka ndaluar dy persona dhe shpalli një tjetër në kërkim për vjedhje dhe prodhim e shitje e narkotikësh, njeri prej tyre punonjës zjarrfikës. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, ndaloi Endrit Disanit, nga Librazhdi, me detyrë punonjës i PMNZSH Librazhd.

Ndalimi i 28-vjeçarit u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal të datës 18 dhjetor 2016, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Vjedhje, e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve’.

Gjithashtu u ndalua Ardit Hala, banues në Librazhd, për të cilin është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest ne burg’, për veprën penale ‘Vjedhje, e kryer ne bashkëpunim’. Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe shtetasin J.A., i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, me dy të ndaluarit e tjerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: