ELBASAN- Edhe mesditën e sotme prindër e nxënës të shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit kanë protestuar dhe bojkotuar mësimin. Ata kanë protestuar në oborrin e shkollës së tyre, e cila është mbyllur prej dy vitesh për shkak se Komisioni i Emergjencave e cilësoi atë të pasigurt pas rënies së tërmetit.

Në këto kushte fëmijët detyrohen të hipin nëpër autobusë për të ndjekur mësim në turnin e dytë në një nga shkollat 9-vjeçare në Elbasan.

Prindërit u shprehën se do t’i lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre, pasi mbylljen e saj e konsiderojnë me prapavijë politike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe nxënësit theksuan faktin se duan të hapet shkolla e tyre. Pavarësisht dëshirës për dije ata thonë se nuk do të ndjekin mësimin me turne në qytet. Fëmijët kanë shqyer derën e shkollës së mbyllur dhe pasi janë futur brenda janë shpërndarë në klasa. Ata i kanë bërë thirrje mësuesve të bëjnë mësim.

Në mbështetje të komunitetit të prindërve dhe nxënësve ishin sërish edhe deputetët demokratë të Elbasanit. Deputeti Luçiano Boçi ka pëkrahur kërkesën e prindërve e nxënësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb