ELBASAN-Një kalimtar ka mbetur i plagosur pasi u përplas në një automjet mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti me targë AA 876 HG ka përplasur kalimtarin me iniciale P.K. Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: