ELBASAN

Është mbyllur protesta një orëshe e organizuar nga opozita në Elbasan, duke rikthyer në këtë mënyrë normalitetin në  aksin e rrugës kombëtare Elbasan -Peqin pas bllokimit që ju bë rrugës në Papërr.

16:00-Opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Elbasan. Kësaj protestë i janë bashkuar banorë të zonave urale dhe bashkive të tjera të këtij qarku. Protestuesit kanë bllokuar rrugën kombëtare në Papër.  Me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, ata kërkojnë punë e dinjitet. Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se mes protesuesve  ndodhet dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho si dhe deputetët,  Luciano Boci e Endri Hasa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, shprehen protestuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb