Dje pasdite, në fshatin Përparim të Elbasanit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare të zonës, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62 vjeçe, e cila punonte si sanitare.
Sipas informacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Megjithatë, autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ka realizuar veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.