Nga FATMIR POPJA*

ELBASAN-Hetimi Tatimor ka bllokuar në qytetin e Elbasanit një sasi të madhe vaji ushqimor, i cili po transportohej me një trajler të një kompanie.

Sipas burimeve zyrtare, vaji u bllokua gjatë fundjavës, pasi gjatë kontrollit që iu bë dokumentacionit shoëërues të mallit, rezultoi se në trajner ndodhej një sasi prej 28 mijë litrash me vlerë prej 40 mln lekë pa faturë tatimore.

Në kushte të tilla është vendosur konfiskimi i mallit. Aktualisht, trajleri me targë AA 475 IB është i bllokuar sëbashku me ngarkesën 28 mijë litra vaj ushqimor dhe prej 72 orësh është stacionuar para hyrjes së degës së Tatim-Taksave të Elbasanit. Destinacioni përfundimtar i tij do të jenë magazinat e Rezervave të Shtetit në Mengël të Elbasanit.

(ar.sh/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: