ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot 30 kg bimë narkotike, ndërsa në pranga përfunduan 3 persona. Në kuadër të operacionit antidrogë u kapën Flori Kuqja, Enver Dobra dhe Fatos Serani.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale droga. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: