TIRANE

Ashtu si çdo ditë, banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestat ku kërkojnë që prona dhe shtëpitë e tyre të mos shëmben për shkak të zgjerimit të rrugës.

Një përfaqësi e tyre siç u raportua edhe më herët kanë qënë në zyrën e Presidentit, por pikërisht sapo dilte prej saj raportohet të jetë ndaluar nga policia njëri prej banorëve.

Burime nga PD bëjnë me dije për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Ylli, për të cilin ka pasur më herët një urdhër ndalimi nga Prokuroria.

Ai është shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit nr.6 në Tiranë ku i janë bërë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se urdhri i ndalimit ishte i paligjshëm.

Pranë komisariatit, për tu interesuar për të ka shkuar edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.

Në favor të banorëve dhe kundër këtij projekti doli sot edhe vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb