ELBASAN

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ka qenë bashkëpunimi me qytetarët, ai i cili ndihmoi uniformat blu të bien në gjurmët e trafikantit. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lëndë narkotike, e llojit kokainë.


Njoftimi i policisë:

“Falë bashkëpunimit Komunitet- Polici , goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta  në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë  narkotike e dyshuar  e llojit kokainë. Në pranga një 26 vjeçar. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin se një shtetas në një lokal në lagjen ” Viserian Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike ,  menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç,  banuese në Elbasan.


Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë  i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit  kokainë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”-njofton policia.


(n.m/BalkanWeb)