Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të cilët u ndaluan duke drejtuar makinat pa dokumente dhe në gjendje të dehur.


Njoftimi i policisë:

“Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore  në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve   dhe  rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.


Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:


A.K., 60 vjeç  dhe  M.Xh., 24 vjeç,  banues në Cërrik, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.  Si dhe I.M, 50 vjeç, zanues në Elbasan, pasi u kap  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”- njofton poliicia.