ELBASAN

Në familjen e çiftit Ferit dhe Hekurane Bica në fshatin Labinot-Fushë, në Njësinë Administrative me të njëjtin emër në bashkinë e Elbasanit gjatë viteve të fundit jeta është bërë jashtëzakonisht e vështirë pasi veç mjerimit që është ulur këmbëkryq prej kohësh në shtëpinë e tyre , anëtarët e kësaj familje vuajnë edhe nga problemet shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sikur të mos mjaftonte gjendja kritike ekonomike në të cilën ndodhet kjo familje me katër pjestarë atyre nuk ju mungojnë as problemet shëndetësore.

Kryefamiljarët Bica ,që të dy janë të sëmurë kërkojnë mjekim të vazhdueshëm, gjë e cila për këtë familje është kthyer në një mision të pa mundur.Fatkeqesisht së fundi edhe te të dy fëmijët e tyre janë shfaqur probleme serioze shëndetësore .

Kryefamiljarët Bica tregojnë me dhimbje se banesa në të cilën jetojnë është tërësisht e amortizuar.Aty çfarë bie jashtë futet brenda. Shtëpia ku ata banojnë prej shumë vitesh i ngjan një gërmadhe. Suvatë dhe muret tërë lagështi kanë rënë.

Brenda shtepisë në fjalë nuk guxon të futesh dhe jo më të jetosh pasi tavanet janë të çara dhe mund të bien nga momenti në moment bashkë me trarët e kalbur nga koha duke ju rrezikuar edhe jetën pjestareve te kesaj familje .Në një situatë të tillë pjestarët e familjes Bica , tashmë që temperaturat janë rritur e kalojnë natën jashtë duke u sistemuar për të fjetur mbi dy divanë, njëri prej të cilëve mjaft i vjetër.

Kur bie shi dhe ka stuhi strehëz kemi një dhomë të kunatit të sëmurë , por kjo është thjesht një zgjidhje e përkohëshme tregon Hekurane Bica 48 vjeçe . E ardhura e vetme financiare e kësaj familje është kempi i kryefamiljarit dhe asgjë tjetër .Hekurane Bica muajt e fundit i është nenshtruar tri operacioneve të veshtira dhe shëndeti i saj fatkeqësisht nuk ka patur përmirësime .

Ajo shpjegon se aktualisht as të tregojë të këqijat që i janë mbledhur nuk ka fuqi dhe jo më të punojë e të begatojë familjen .

Hekurane Bica dhe bashkëshorti i saj tregojnë se nuk kanë lënë derë të pushtetit pa trokitur por askush nuk u ka ofruar ndihmë.

Ata të ndodhur në udhëkryqin e jetës ju bëjnë apel instancave shtetërore si edhe të gjithë qytetarëve për një ndihmë modeste pasi mundësitë e tyre për të dalë nga kjo situatë nuk ekzistojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: