ELBASAN- Specialistët e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar  në flagrancë një 22-vjeçar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Në pranga është vënë Shkëlqim Çapja, banues në fshatin Rrenas të Belshit, i cili sipas policisë ditën e djeshme rreth orës 17:00 ka shkuar në banesën e shtetases së  mitur  I.M. 16 vjeçe, banuese në Belsh dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë jashtë dëshirës së saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të  moshës 14-18 vjeç, mbetur në tentativë”.

Dje në Gjirokastër policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar nga Dropulli, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 19-vjeçare. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: