ELBASAN-Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ju janë gjetur një sasi municionesh dhe lëndë helmuese. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë rënë në pranga Klajdi Hasani, 19 vjeç, Shefqet Allkja, 22 vjeç dhe Xhevit Hoxha, 36 vjeç.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Miraka”, në sajë të të cilit janë gjetur dhe sekuestruar këtyre shtetasve 93 kapsolla detonatore 800 fishekë si dhe 1.8 kilogram lëndë helmuese Mërkur (zhivë). Ndaj tre të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe eksplozivëve” si dhe “Trafikim i lëndëve eksplozive e helmuese”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb