ELBASAN- Mjeti përplas biçikletën, humb jetën 40-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Mengël, në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet, që drejtohej nga 22-vjeçari me iniciale M.I, ka përplasur një biçikletë, e për pasojë humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit, me inicialet G.Z. Ai si fillim u transportua me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht gjeti vdekjen.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, u shoqërua në komisariat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: