Nga Zana Çakaj*
Në qytetin e Elbasanit ka rreth 60 kioska që shesin cigare, molto, ujë etj, por shumë mirë se nuk na mundojnë të shkojmë deri në supermarkete, por ama taksat i paguajnë, qiranë po ashtu, po me energjinë si janë? Nga vëzhgimi jonë pamë që nuk ka matës energjia.
Shitësit e këtyre kioskave thonë për “Kaktus” se paguajnë 80 mijë lekë të vjetra qira tek disa punëtorë të Plus-it që edhe i detyrojnë ta marrin furnizimin tek ata, por i paguajnë edhe 25 mijë lekë taksë Bashkisë Elbasan për vendin. Kur pyeten për energjinë elektrike ata shprehen se deri më sot nuk kanë paguar asnjëherë, kur në anën tjetër po bëhet nami për energjinë duke i çuar deri në burg.
Kaktus u infiltrua duke deklaruar se disa nga këto kioska i duheshin për ti hapur për në Cërrik, dhe shitësit na deklaronin se është e vështirë pasi duhet të marrim leje nga Bashkia dhe duhet të takonim Bashkim Stafën, por kishte edhe nga ata që shpreheshin se tenderin në Bashkinë e Elbasanit për këto kioska e ka fituar një ish-deputet i PS-së, emrin e të cilit nuk na e deklaronin.
Ne u interesuam edhe tek OSHEE i cili e ka të drejtën e shitjes së energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, OSHEE deklaron me shkrim se këto kioska janë të regjistruara pranë Bashkisë Elbasan dhe energjia që ato harxhojnë i faturohet faturës së përgjithshme të ndriçimit publik. Por nga faktet duket se Bashkia Elbasan i ka marrë të drejtën OSHEE duke ia shitur energjinë këtyre shitësve të kioskave me 2-fishin e çmimit pra 14 lekë për kw. Kjo është një shkelje e hapur nga Bashkia Elbasan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: