ELBASAN

Efektivet e EOD,  te batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në FA kanë zhvilluar një operacion për zbulimin e predhave dhe municioneve në Bradashesh, të Elbasanit. Mësohet se gjatë operacionit janë zbuluar rreth 100 predha artilerie.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes. Predhat janë transportuar për në poligon ku edhe do asgjësohen. Mësohet se predhat u konstatuan në afërsi të lumit, ndërsa kërkesa për ndërhyrje u bë nga Prefekti i Elbasanit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mendohet që predhat e artilerisë, rreth 85 mm, i përkasin vitit 1997. Në operacion asistuan edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb