Elbasan- Është përfshirë nga flakët një shtëpi në njësinë administrative të Bradasheshit në Elbasan. Zjarri ka përmasa të mëdha dhe ka përfshirë të gjithë vilën tre katëshe pranë autostradës Elbasan-Tiranë. Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Sipas raportimeve të fundit nuk ka dëmtime në njerëz. Por një situatë e paprecedentë po ndodh pasi mungon shërbimi zjarrfikës. Sipas raportimeve zjarrfikëset në Elbasan mbetën pa ujë për shkak të ngricave. Tre zjarrfikëse kanë dalë nga stacioni për të shkuar në vendngjarje por janë jashtë funksioni për shkak të ngrirjes së ujit. Zjarrfikëset lëviznin nëpër qytet sepse nuk kishin ku të mbusheshin me ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: