ELBASAN

Elbasani e nis vitin me humbje. Verdheblutë zhvilluan një përballje miqësore ditën e sotme përballë ekipit të Vëllaznimit të Gjakovës në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”. Pas një pjese të parë pa raste dhe gola, kosovarët e startojnë të dytën me gol, teksa ia dalin të kalojnë në avantazh pas një goditjeje dënimi të gjuajtur mjeshtërisht nga Dushi.

Verdheblutë bëjnë përpjekjet e tyre për të barazuar shifrat, por nuk ia dalin dot, duke dalë nga fusha të mundur. Në fund të ndeshjes, trajneri Elvis Kotorri u shpreh se skuadra ka nevojë për merkato dhe kanë piketuar dy-tre lojtarë që mund t’i bashkohen ekipit gjatë muajit janar. Këtë sezon elbasanasit luajnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb