Elbasani ia ka dalë me sukses në ndeshjen e radhës pasi kanë arritur të fitojnë duelin e mbijetesës përballë Tomorit të Beratit në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” me rezultatin e pastër 2 me 0.

Fillimisht për verdheblutë shënoi Arsen Lleshi në minutën e 20-të, pas një goditjeje perfekte me kokë brenda zonës dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa parë e kësaj ndeshje.

Në të dytën janë sërish vendasit që shënojnë, kësaj here në të 63-ën me anë të sulmuesit Klodian Nuri, i cili goditi bukur me të djathtën në zonë dhe portieri mik e pa topin pas shpinës së tij  në rrjetë. Ndërkohë, beratasit kanë shfaqur pretendime  të shumta sa i përket gjykimit.

Sipas tyre Tomorrit në  disa raste ju mohuan penallti të sigurta  për ndërhyrje flagrante brenda në zonën e rreptësisë së kundërshtarit .Gjithsesi pavarësisht pretendimeve të beratasve, Elbasani i afrohet me vetëm një pikë skuadrës së Tomorit dhe shpreson shumë që t’i largohet  zonës se “play-out”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb