Ivan Gvozdenovic, numri një i stolit të Elbasanit foli për Neës 24 pas fitores 3-1 ndaj Teutës, duke komentuar kështu këtë sukses.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë. Ndoshta ishim pa fat, pasi goli erdhi shpejt. Bravo ekipit, pasi reaguam mirë në pjesën e dytë. Dominuam, Teuta nuk bëri asgjë. Lleshi ishte fantastik. Pashë pak frikë në dhomat e zhveshjes, por u thashë djemve se Teuta nuk ishte më e mirë se ne, por po fitonte 1-0.

Ndeshja ndaj Teutës në Kupë do jetë e vështirë. Ne do pushojmë pak dhe do mendojmë për sfidat që na presin”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb