Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare që po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

“BalkanWeb” mëson se i pari i qeverisë do të shkojë sot rreth orës 11.00 në Elbasan pasi në Sheshin Gensher do zhvillohet takimi “Bashkia që Duam”.

Por ndërkohë që protestuesit kishin për qëllim t’i bllokonin rrugën forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të lejuar qarkullimin normal.

Kjo ka bërë që mes tyre të ketë edhe përplasje, siç raporotn për “BalkanWeb” gazetari Fatmir Popja. Po ashtu ai raporton se pjesë e tensioneve janë bërë edhe ish-deputetë të PD.

Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Elbasan pasi, sipas tyre, qeveria e tij nuk ka bërë asgjë nga ajo që ju kishte premtuar elbasanasve. Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.

Kryeministri Rama u prit me protesta edhe nga mbështetësit e PD, një ditë më parë. Duke folur për ngjarjen, ai tha se një gjë e tillë nuk ndodhte kur PD-në e drejtonte berisha, por se ndodh vetëm tani kur “Luli e Mona” janë bashkë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: