Elbasani është shumë pranë akordit me trajnerin që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ri. Italiani Roberto Bordin, me një të kaluar në klube si Sherif Tiraspol e Neftçi Baku, pritet të jetë emri i ri që do të drejtojë verdheblutë në sezonin ku kjo skuadër do të luajë në Superiore. Drejtuesit e Elbasanit ishin në bisedime me trajnerë të huaj që pas largimit të Nevil Dedes, teksa kërkonin një emër cilësor me eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare për të drejtuar këtë projekt të ri.

Mësohet se tekniku 59-vjeçar ka rënë parimisht dakord me klubin dhe pritet vetëm saktësimi i detajeve të fundit para se të hidhet firma në kontratën mes palëve që do ta bëjë atë trajnerin e Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: