Pas 3 barazimesh radhazi, Elbasani u rikthye te fitorja. Ekipi i Gvodenovic  triumfoi minimalisht 0-1 ndaj Laçit, në ndeshjen e Superiores të luajtur në Kurbin. Ndeshja u vendos nga një autogol i Shabanit, në minutën e 39-të.

Me këtë rezultat, Elbasani e sheh veten në vendin e pestë me 40 pikë. Në krahun tjetër, Laçi renditet në vendin e gjashtë me 33 pikë. Takimi i sotëm ishte i vlefshëm për javën e 31-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb