Anthony Çako, djali i këngëtarëve shqiptarë, Inva Mula dhe Pirro Çako, deri më sot ka qëndruar larg famës së prindërve të tij, por nuk ka mundur t’i shpëtojë sërish lajmeve rozë.

Pak kohë pasi prezantoi të dashurën, duke bërë publike lidhjen me një bukuroshe franceze 20-vjeçari ka ndërmarrë një hap tjetër.

Ai e ka sjellë vajzën bionde dhe mjaft interesante në Tiranë për Shën Valentin. Mes fotosh ai shkruan në dixhiturë, “Unë dhe e dashura ime”.

Biondja ka postuar foto në rrugët e Tiranës, në gjelbërimin e parkut të Liqnit, ndërsa nuk mund të mos bjerë në sy eleganca e saj franceze.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: