TIRANË

Pas ngjarjes së rëndë ku një elektricist humbi jetën sot në krye të detyrës në Fierzë, ka ardhur menjëherë një reagim nga OSHEE-ja. Sipas saj, elektricisti  Prend Ceca, 34 vjeç është gjetur pa shenja jete  në shtyllën e fiderit në Iballë, i cili ndodhet mes Tropojës dhe Pukës.

Mes tjerash ky institucion shprehet se janë nisur drejt vendngjarjes ekipet e OSHEE dhe për këtë është njoftuar më herët edhe Policia e Shtetit.

Teksa shpreh ngushëllimet për familjarët, OSHEE  nënvizon se trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit.

“Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencise OSHEE Pukë jane njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.

Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës. Ne vendngjarje jane nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe policia e shtetit.

Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes. OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afermeve te tij”, thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb