Artim Pollozhani nuk është më trajner i Ballkanit. Tekniku i njohur ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas eleminimit në Kupën e Kosovës.
Pollozhani zëvendësoi Ilir Dajën dhe qëndroi në krye të këtij ekipi për 3 muaj. Klubi kampion i Kosovës do nisë nga puna shumë shpejt, për gjetjen e një trajneri të ri.
“Tifozë të dashur. Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.
Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”- shkruan klubi.
(J.S/BalkanWeb)