“Nuk kam parë kurrë kafshë të tilla të shtyhen kështu si egërsira. Të mos dish të zbavitesh në këtë moshë, unë mendoj se është vërtetë e rëndë…’ Me këto fjalë të ndara në një video në Instagram Elettra Lamborghini shpjegon arsyet përse e ndërpreu show-n e saj, mbrëmjen e kaluar në Lignano Sabbiodoro.

Poshtë skenës turma ka shtyrë gjatë gjithë kohë dhe në një farë pike është bërë shumë e rrezikshme dhe një vajzë është ndjerë keq. Për këtë arsye këngëtarja ka ndërprerë koncertin duke i kërkuar shumë herë publikut të qetësohet, përpara se të ndërpriste përfundimisht shfaqjen.

Pas ngjarjes tragjike në Corinaldo, që mbetet akoma dramatike, fjalët e Elletra kanë gjetur shumë mbështetës në rrjetin social. ‘Me keqardhje mu desh ta ndërpres shown tim edhe pse isha në këngët e fundit…’, ka thënë Lamborghini: ’Të zbavitesh do të thotë edhe përgjegjshmëri’, ka shtuar ajo.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb