TIRANE – Elgit Doda ka një pasion të madh për tatuazhet. Këngëtari dhe kantautori ka disa të tillë në trupin e tij dhe me sa duket të gjithë kanë një kuptim të veçantë.

Pak ditë më parë ai zbuloi kuptimin e tatuazhit që mbante në krah. Nëpërmjet tij ai tregonte dashurinë dhe lidhjen e fortë me muzikën. Por tatuazhi që ka bërë së fundmi është edhe më kuptim plotë.

Në dorën e tij ai ka bërë shkronjën e parë të emrit të partneres së tij , Kleas. Një ‘K’ e madhe e cila zë një pjesë të madhe të dorës e shoqëruar me zemër dhe kurorë. Një provë e madhe dashuria kjo nga ana e këngëtarit shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb