VJENE- Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Elhaida Dani sapo ka kaluar provën e parë në skenën madhështore të Vjenës. Sipas faqes zyrtare të festivalit, wiwibloggs.com, mësohet se Elhaida nuk ka qenë në maksimumin e mundshëm në interpretimin e parë, pasi tek ajo janë vërë re probleme të vogla teknike.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim për kualifikimin e saj, shkruan wiwibloggs.com. Elhaida Dani e veshur me kostum të zi, shoqëruar me një pelerinë, nga Valdrin Sahiti, dhe tre backvocal-et me uniformat e bardha, u dukën të mrekullueshëm në interpretimin e tyre të parë.

Prova e parë kishte të bënte me vokalin dhe me aspektin skenik, duke iu referuar elementëve skenikë dhe grafikë që do të shoqërojnë këngëtaren më 19 maj. Komentet deri tani e shohin Elhaidën të renditur në pesëshen më të fortë, por çdo gjë pritet të zbulohet pas datës 19.

Sipas Chris, një komentator ne “Wiwibloggs”, prova e parë e Elhaides nuk ishte dhe aq mire, në nivelet e duhura. “Elhaida vetëm dukej e pasigurt per çfarë po bënte…Pa dyshim ajo do të kualifikohet, por unë nuk jam i sigurt nëse kjo është një finale (ose Eurovision).

Ndërsa komentatori tjeter ka thene: “Ka qenë një ditë e trazuaar për Elhaiden… ajo ishte dukshëm e frustruar… ende ka potencial për të bërë me mirë, por unë mendoj se një fitore mund të përjashtohet”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: