Nga: ADELA XHAMANI TIRANE-Ashtu edhe sikurse është mësuar tash më, Elhaida Dani do të jetë artisja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong-un e këtij viti. Në këtë intervistë për “Vip Pages”, artistja rrëfen emocionet e derimëtanishme për kompeticionin e rëndësishëm që e pret. Synimi i Elhaidës është të përfaqësojë vendin tonë në mënyrë dinjitoze, si dhe ta çojë këngën “I’m alive” në natën finale. Kjo eksperiencë nuk ka mbetur pa e shënjuar karrierën e këngëtares, e cila shprehet se është e lumtur që emri saj ka gjetur vend edhe në skenat ndërkombëtare. Elhaida thotë për “GSH” se ka besim në dashurinë e shqiptarëve dhe e di që do ta votojnë. Vetë ajo po përgatitet të japë maksimumin!

Elhaida, je shfaqur shumë në media këto kohë. Mendon se ky bum mediatik do të rizgjojë vëmendjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit karshi “Eurovizion”-it, apo ata të duan e do të të votonin gjithsesi? Interesi i shqiptarëve besoj ka qenë gjithmonë i lartë kundrejt “Eurovizion”- it. Kjo është parë edhe në mbështetjen që iu është dhënë paraardhësve të mi në atë skenë. Sigurisht, gjatë kësaj periudhe më ka ndodhur të takoj shumë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërie dhe gjithmonë më ka emocionuar tejmase përkrahja e tyre dhe mbështetja që ata më ofrojnë para se të vendosja të merrja pjesë në “Eurovizion”, dhe pas.

Kur nisesh për në Vjenë? Sa e emocione ke?

Nisja për në Vjenë duhet të jetë 1 apo 2 javë para datës 19 maj, që do të jetë edhe nata e gjysmëfinales, ku unë konkurroj. Jam shumë e emocionuar! Të këndosh në një nga produksionet më të mëdha televizive të botës, duke e parë nga numri i spektatoreve që e ndjekin në të gjithë botën dhe nga numri i shteteve që marrin pjesë, është diçka me të vërtetë që të frikëson, por njëkohësisht më mbush me emocione të bukura.

Çfarë do të veshësh në skenën e “Eurosong”? Po flokët si do i bësh?

Për veshjen do i besoj asaj që punon për mua prej disa kohësh tashmë, gjithashtu punoi për ‘styling’ e videos “Im Alive”, Miranda Dupi. Ajo di shumë mirë të ndërthurë tendencat e fundit me karakterin tim, që është diçka aspak e thjeshtë, pasi siç e dimë të gjithë, të dukesh bukur ndonjëherë duhet të vuash, por unë nuk jam një fanse kaq e madhe e këtij parimi. Prandaj besoj në punën e Mirandës edhe për në “Eurovizion”, pasi ajo di ta bëjë kaq mirë këtë ndërthurje (buzëqesh).

 

Intervisten e plote e gjeni sot ne suplementin e Gazetes Shqiptare

 

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: