Interi u eliminua dje nga Ajntrahkt Frankfurti dhe kjo ka bërë që tifozët e skuadrës zikaltër dhe jo vetëm, të shpërthejnë në fyrje, ironi e tallje ndaj ekipit të drejtuar nga Luçiano Spaleti, që del jashtë veprimtarisë së fundit që mund t’u shpëtonte sezonin.
Pasi lanë duart me Ligën e Kampioneve, ku dolën jashtë që në fazën e grupeve, Interi humbi shumë terren në kampionat duke qenë plot 26 pikë pas Juventusit kryesues, ndërsa në janar u eliminua edhe nga Kupa e Italisë.
Tashmë erdhi goditja e radhës, që mbyll një tjetër sezon të njejtë me ata të viteve të fundit, me drejtuesit që e nisin sezonin me premtime madhore dhe e mbyllin duke menduar që në mars për vitin e ardhshëm.
(j.s/BalkanWeb)