Radiologët intervenues diagnostikojnë dhe trajtojnë sëmundje të ndryshme. Ata trajtojnë një gamë të gjerë kondicionesh në trup duke futur mjete të ndryshme të vogla, si kateterë ose tela nga jashtë trupit. Rrezet X dhe teknikat e imazherisë si CT dhe ultratingulli ndihmojnë në orientimin e radiologut në kryerjen e procedurave. Radiologjia intervenuese mund të përdoret në vend të operacionit për shumë arsye. Në disa raste, mund të eliminojë nevojën për shtrimin në spital si dhe mundëson eleminimin e tumoreve pa kirurgji tradicionale.
I ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, në News24, prof.asc.Ilirian Laçi, radiolog interventist, shpjegoi disa nga metodat që ai aplikon, duke sjellë dhe shembuj konkretë se si janë aplikuar këto metoda në pacientë të ndryshëm.

Cryoablation është një metodë e cila në sajë të zhvillimit të temperaturës ekstremisht të ulët shkatërron tumoret në inde të ndryshme (hepar, pulmon, veshkë, kockë, etj.) nën guide ekografike, skaner ose modalitet tjeter radiologjik duke shkaktuar një punksion në lëkurë. Pacienti pas trajtimit qendron disa orë në spital.

MWA (micro wave ablation) është metodë mini-invazive e trajtimit të kancerit (kirurgji pa gjak): është djegie perkutane e tumoreve të organeve të ndryshme nën guide ekografike, skaner ose modalitet tjeter radiologjik duke shkaktuar nje punksion ne lekure. Pas këtij trajtimi pacienti qëndron pak orë në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: