Kili në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kupës së Botës të luajtur kundër Brazilit humbi me rezultatin 3-0 duke sjellë për pasojë eliminimin nga ngjarja më e madhe sportive e vitit të ardhshëm, “Rusi 2018”.

Gruaja e kapitenit dhe njëkohësisht e portierit të Kilit Klaudio Bravo, Karla Bravo, akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë lojtarët e kombëtares se janë pijanecë dhe nuk e ndiejnë aspak fanellën.
maxresdefault
“Faleminderit kapiteni im për gjithçka që përjetuam! Ishte shumë e bukur. Por, kur ata të tjerët veshin fanellën duhet të jenë profesionistë dhe të shtrëngojnë b… Ata shkojnë në festa dhe nuk stërviten, sepse janë një grup pijanecësh. Më vjen keq që e mbylle duke qarë, por tani është i gjithë vendi që po qan. Të presim krahëhapur kapiten”, shkruante ajo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb